Zbulohet prapaskena, si iu mohua Ronaldos çmimi që mori Levandovski

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2020 | 14:38

Zbulohet prapaskena, si iu mohua Ronaldos çmimi që mori Levandovski

“Globe Soccer Awards” në Dubai është një ceremoni çmimesh për karrierën, në të cilën votojnë tifozë nga e gjitha bota, me Kristiano Ronaldon që fitoi “Futbollistin e Shekullit”, falë 21 milionë votash.

ronsldo leva

Por ajo që raporton “TuttoSport” është se fansat e kishin përzgjedhur Kristiano Ronaldon edhe për çmimin “Futbollisti i Vitit 2020”, por duke parë arritjet e bavarezit Robert Levandovski me 5 trofe këtë sezon, ndërsa portugezi vetëm me një, ka vendosur që të korrigjojë vendimin.

Dhe në vend që të pranonte mendimin e votuesve, juria e “Globe Soccer Awards” ka vendosur që t’ia japë sulmuesit polak çmimin “Futbollisti i Vitit 2020”, pavarësisht se zgjedhja ishte Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"