Zbulohet prapaskena, Çelsi tentoi të rikthejë ish-trajnerin pas shkarkimit të Lampardit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 16:00

Zbulohet prapaskena, Çelsi tentoi të rikthejë ish-trajnerin pas shkarkimit të Lampardit

Mauricio Sarri ka rënë dakord që të rikthehet në stolin e Çelsit pas shkarkimit të Lampardit muajin e shkuar, por një marrëveshje e tillë është penguar nga pronari i bluve, Roman Abramoviç.

Sarri

Sipas gazetarit italian, Çiro Venerato, tekniku italian ishte pranë rikthimit në “Stamford Bridge” për herë të dytë pas 18 muajsh. “Çelsi, pasi shkarkoi Lampardin donte Sarrin”, tha Venerato për “Rai Sport”.

“Veçanërisht drejtoresha Granvoskaia luftoi për këtë, Sarri tha po, por Abramoviç ndali gjithçka. Familja e Sarrin dëshiron rikthimin e tij te Napoli”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"