Zbulohet prapaskena, Barcelona “spiunon” futbollistin e Junajtid në çdo ndeshje të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 14:22

Zbulohet prapaskena, Barcelona “spiunon” futbollistin e Junajtid në çdo ndeshje të tij

Që Barcelona do Pogbanë dhe Pogba do të ishte i lumtur të transferohej në një nga skuadrat më të mira të viteve të fundit, nuk është lajm. Lajm është që katalanasit, prej disa kohësh po e ndjekin lojtarin francez dhe po “spiunojnë” të gjitha ndeshjet e tij me fanellën e Mançeter Junajtid.

Pogba

Diçka të tillë e raportojnë mediat angleze, që bëjnë me dije se dikush i panjohur kërkon të kuptojë akoma më mirë stilin e lojës dhe mënyrën se si luan Pogba dhe e ndjek atë në të gjitha sfidat që luan me “Djajtë”. Te Barcelona kanë pikëpyetje rreth francezit nëse do të përshtatej dot me stilin e lojës së tyre. Pogba dhe menaxheri i tij, Mino Raiola, nuk kanë pasur raport të mirë me Murinjon gjatë kësaj kohe dhe gjithmonë e kanë thënë se duan të largohen. Nuk përjashtohet mundësia që “divorci” mes tyre të ndodhë që në merkaton e janarit. Gjithçka do të varet edhe nga rezultatet që do të marrë Junajtid gjatë kësaj kohe, të cilat nuk janë shumë pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"