Zbulohet plani i Kristiano Ronaldos/ Ylli portugez do të tërhiqet në Mançester dhe pastaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 14:00

Zbulohet plani i Kristiano Ronaldos/ Ylli portugez do të tërhiqet në Mançester dhe pastaj…

Kristiano Ronaldo dëshiron që t’i varë këpucët në gozhdë te klubi i Mançester Junajtidit. Ylli portugez ka në plan që të bëhet një trajner më pas te “Djajtë” dhe ta stërvisë të birin, Kristiano Zhuniorin. Sulmuesi 36-vjeçar firmosi një kontratë 2-vjeçare në “Old Trafford” në verë, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon.

how-many-kids-does-cristiano-ronaldo-have

Por si ai, ashtu edhe trajneri Solskjaer besojnë se ai do të jetë në gjendje për të luajtur në nivele të larta edhe pas të 40-ave. “The Sun” raporton se ai nuk do të ndikohet nga thirrjet e mamasë së tij për ta mbyllur karrierën me Sportingun e Lisbonës, por është i tunduar për t’u tërhequr në Mançester, klubin që ai e quan shtëpinë e tij dhe u bë kampioni që është sot. Djali i tij 11-vjeçar, sot po stërvitet tek ekipet zinxhir të “Djajve”, bashkë me të birin 10- vjeçar të Nemanja Matiçit dhe djalin e Uejn Runit.

“Ronaldo ua ka bërë të qartë të gjithëve se ai u rikthye te Junajtidi për ta ndihmuar klubin që të fitojë trofe. Por në planet e tij është që ai të luajë për ta për më shumë sesa disa vite. Ai është ende në kulmin e gjendjes fizike dhe dëshiron që të tregojë se asgjë nuk është e pamundur.

Ai është i fiksuar me futbollin dhe di gjithçka për këtë sport. Shumë lojtarë kanë nisur karrierën e tyre të trajnerit te Junajtidi, kështu që ai mendon se kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për ta nisur kapitullin e ardhshëm të jetës së tij”, zbuloi një burim brenda klubit për “The Sun”.

CR7 e ka bërë gjithnjë me dije se ai dëshiron që edhe i biri t’i ndjekë gjurmët e tij. “Do të më pëlqente që ai të bëhej futbollist sepse ai e ndjen pasionin për këtë sport. Ai është një luftëtar dhe e urren humbjen. Ai është i shpejtë dhe i motivuar, por kjo nuk do të thotë asgjë sepse duhet shumë përkushtim”, është shprehur pak kohë më parë Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"