Zbulohet objektivi i korçarëve në merkato, braziliani gati të rikthehet tek Skënderbeu

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 27, 2018 | 23:10

Zbulohet objektivi i korçarëve në merkato, braziliani gati të rikthehet tek Skënderbeu

Fransisko Lisvaldo Daniel Duarte, i quajtur ndryshe Eskerdinja, mund të jetë përforcimi i radhës i Skënderbeut. “Panorama Sport” ka zbuluar dje se braziliani është shumë pranë rikthimit dhe se këto orë do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij. Paralajmërimi i Shehit Orges Shehi e pati deklaruar menjëherë pas fitores ndaj Kastriotit se po pret edhe një përforcim.

Trajneri i korçarëve nuk specifikoi se kush ishte lojtari, sepse ende nuk është bërë zyrtare, por gazeta mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për 27-vjeçarin që sezonin e fundit e mbylli me skuadrën e Ferroviarios, në kategorinë e katërt braziliane. Ky ekip arriti të siguronte ngjitjen një kategori më lart, por Eskerdinja ka luajtur vetëm shtatë ndeshje dhe ka shënuar 2 gola sezonin që shkoi.

eskerdinja skenderbeu

PROBLEMET NË BRAZIL

Eskerdinja ende nuk është një futbollist i lirë. Ai është nën kontratë me klubin brazilian, por sipas informacioneve pranë klubit korçar, futbollisti ka kërkuar largimin dhe drejtuesit e skuadrës së Ferroviarios i kanë dhënë paraprakisht miratimin për ta lënë të lirë.

Capture

Eskerdinja do të ishte një përforcim i mirë për korçarët në repartin e mesfushës, jo vetëm për cilësitë teknike që ka, por edhe sepse e njeh mirë kampionatin shqiptar dhe mbi të gjitha njeh mirë ambientin në Korçë. Me Skënderbeun ai luajti 31 ndeshje dhe shënoi 2 gola në sezonin 2015-2016. Më pas u transferua te Maritimo.

LLAZI SARO





www.minuta90.com