Zbulohet mesazhi, si Barcelona e refuzoi Mbapenë për Dembelenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 10:10

Zbulohet mesazhi, si Barcelona e refuzoi Mbapenë për Dembelenë

Të martën në mbrëmje shkëlqeu në “Camp Nou” me fanellën e PSGsë, por mund ta bënte edhe me atë të Barcelonës. Kilië Mbape ishte shumë pranë kalimit te katalanasit në vitin 2017, por klubi e refuzoi dhe vendosi që të transferonte Dembelenë.

Mbape

Diçka të tillë e ka treguar ndërmjetësi dhe menaxheri i njohur Xhunior Mingueja, i cili ka publikuar edhe mesazhin mes tij dhe drejtorit të Barcelonës.

“Është e vërtetë dhe mund ta konfirmoj. Tani më shumë se kurrë mund ta them diçka të tillë sepse drejtuesit kanë treguar secili versionin e tij. Unë dhe babai im e dinim që Nejmari kishte një kontratë me PSG-në dhe për Barcelonën duhej një lojtar tjetër.

FOTOLAJM

Unë dola garant për ta sjellë në Barcelonë dhe i dhashë numrin e telefonit të presidentit të Monakos. Më tha se kishin dyshime për lojtarin dhe ishin hedhur në sulm për Dembelenë”, ka thënë Mingueja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"