Zbulohet manovra e merkatos, Milan dhe Benfika… shkëmbim “problemesh”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 4, 2020 | 0:03


Zbulohet manovra e merkatos, Milan dhe Benfika… shkëmbim “problemesh”

Në një kohë si kjo kur futbolli është gjynjëzuar nga “coronavirus”, drejtuesit e klubeve përfitojnë për të studiuar ndonjë manovër merkatoje. E njëjta gjë po ndodh në “Casa Milan” ku po planifikohet një shkëmbim me Benfikën për Lukas Paketan dhe Luis Fiorentinon.

Paketa

Që të dy lojtarë po përjetojnë situata delikate në ekipet e tyre. Braziliani i Milanit luan pak për arsye taktike, ndërsa mesfushori portugez ka probleme me drejtuesit në klubin e tij që e ka ndëshkuar me stol.

Italianët u munduan të përfitojnë nga problemet e djaloshit për ta huazuar që në janar e për të pasur të drejtën e blerjes pas dy sezonesh. Oferta u refuzua nga Benfika, e cila dy vjet më parë mundohej të blinte Paketan nga Flamengo.

SHKËMBIM I BARABARTË – Aktualisht nuk ka bisedime të mirëfillta me klubeve, teksa gjithçka është ende fazë fillestare, me palët e interesuar për një akord që ti kënaqë të gjithë. Benfika nuk mund të pretendojë 100 milionë eurot e klauzolës së 20 vjeçarit në këto rrethana, aq më tepër që ai nuk zbret në fushë që prej nëntorit të vitit të kaluar. Nga ana tjetër janë kuqezinjtë që vlerësojnë Paketan 20-25 milionë euro.

Luis-Florentino

Sipas “Sportmediaset”, drejtuesit e Milanit do të synojnë një shkëmbim huazimesh të barabartë ndaj mbetet për tu parë nëse Benfika do të ketë reagim pozitiv kundrejt këtij propozimi…

REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com