Zbulohet lista e Kombëtares, Panuçi i rrëmben Kosovës kapitenin e U-21, vjen edhe Loret Sadiku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 23:45

Zbulohet lista e Kombëtares, Panuçi i rrëmben Kosovës kapitenin e U-21, vjen edhe Loret Sadiku

Trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi ka bërë të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet që do të luajë Shqipëria.

panuci

Kombëtarja jonë do të ndeshet me Skocinë në datën 17 nëntor në “Loro Boriçi”, takim i vlefshëm për UEFA Nations League. Më pas në datën 20 nëntor do të luhet edhe takimi miqësor me Uellsin në “Elbasan Arena”. Ajo që bie në sy është rikthim i Loret Sadikut, i cili ka qenë më parë pjesë e kombëtares, në kohën e De Biazit. Risia tjetër është emri i Ardian Ismailit. i cili ka lënë Kosovën U-21 dhe tashmë është kuqezi.

Screen-Shot-2018-11-07-at-12.38.56

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"