Zbulohet letra, ja pse Milani e shkarkoi Fasonen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 12:10

Zbulohet letra, ja pse Milani e shkarkoi Fasonen

E përditshmja “Calcio e Finanza” ka zbuluar letrën më të cilën Milani i ka komunikuar Marko Fasones pushimin nga puna. Ish-drejtuesi akuzohet hapur për indiferencë dhe neglizhencë në veprimtarinë e tij në krye të klubit kuqezi. Një kopje e njoftimi i është dërguar edhe “LabLaw”, studio ligjore që mbështet ish-administratorin kuqezi në çështjen gjyqësore kundër “Djallit”.

fasone milan

“Sjellja juaj tregon indiferencë dhe neglizhencë të rëndë, teksa në vendimmarrjet tuaja keni anashkaluar sistematikisht dhe pa asnjë arsye konkrete detyrat tuaja në rolin e administratorit të shoqërisë sportive AC Milan” – shkruhej ndër të tjera në njoftimin e kuqezinjve drejtuar Fasone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"