Zbulohet “grafiku” i rrogave për sezonin 2022-2023, ja si do të paguhen te Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 15:24

Zbulohet “grafiku” i rrogave për sezonin 2022-2023, ja si do të paguhen te Lushnja

Lushnja është total isht në “ajër”. Zyrtarisht nuk ka trajner dhe as lojtarë. Nuk përjashtohet mundësia që shumica të rinovojnë, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Vendimi final i takon kryebashkiakes Ersielda Sefa, e cila është edhe presidentja e klubit. Nëse një “mal” me pikëpyetje lidhen për organizimin dhe objektivat, për financat gjithçka është e qartë.

lushnja

Militojnë në Kategorinë e Parë, por buxhetin e kanë të mirëfilltë për një klub të elitës. Janë 575 milionë lekë (të vjetër) që u miratuan pak ditë më parë nga Bashkia Lushnjë për futbollin, fond që do të shpenzohet për vitin 2022. Gazeta “Panorama Sport” zbulon se si do të jenë rrogat për stafin dhe lojtarët. Kushdo që do të marrë “timonin”, pagën e ka të saktësuar që tani. Zyrtarisht do të paguhet 126 800 lekë në muaj për periudhën gusht-dhjetor (afërsisht 1 milion e 300 mijë lekë të vjetër).

Në këtë grafik përcaktohen vetëm 5 muaj, pasi shpërndarja bëhet sipas buxhetit që është pikërisht për këtë vit. Në janar nuk do të ketë rritje, por do merren prej buxhetit të 2023-shit. Për ata që janë kuriozë të dinë sa paguhet një zv.trajner te verdhejeshilët, po jua themi ne: do të marrë 32 000 lekë në muaj. Te futbollistët ka progres.

Me rrogë janë 25 futbollistë dhe parashikohet që në muajin gusht secili të marrë 51 200 lekë. E megjithatë, nga shtatori e deri në dhjetor ka një rritje të ndjeshme, që shkon në 80 000 lekë në muaj. Duhet thënë që këtu nuk përfshihen as dietat dhe premiot që parashikohen për pjesën e mbetur të vitit. Qershori dhe korriku pritet të jenë pushim për skuadrën e Lushnjës, pra nuk do të marrë asgjë.

GRAFIKU:

765756

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"