Zbulohet goditja e radhës në merkato, Vllaznia arrin akordin me sulmuesin boshnjak (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 17:29

Zbulohet goditja e radhës në merkato, Vllaznia arrin akordin me sulmuesin boshnjak (VIDEO)

Vllaznia nuk ka ndërmend të ndalet me afrime në merkato. Haris Dilaver pritet të jetë firma e radhës për shkodranët. Sulmuesi boshnjak 30-vjeçar ka rënë dakord parimishit me drejtuesit dhe është shumë pranë zyrtarizimit.

dILAVER

Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Uzbekistani, Nasaf Qarshi, teksa aktualisht ka dalë si futbollist i lirë.

Sulmuesi boshnjak

Dilaver gjatë karrierës së tij është aktivizuar me disa klube në Bosnjë si dhe me grekët e Platanias, teksa tashmë është gati për të nisur një aventurë të re në kampionatin shqiptar me skuadrën e Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"