Zbulohet axhenda, skuadra e Kategorisë së Parë do të kryejë fazën përgatitore në… kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2021 | 14:30

Zbulohet axhenda, skuadra e Kategorisë së Parë do të kryejë fazën përgatitore në… kryeqytet

Burreli zyrtarizon axhendën për sezonin 2021-2022. Pasi prezantuan stafin teknik dhe nisën me rinovimet e afrimet, klubi e ka ndarë mendjen edhe për fazën përgatitore. Ajo do të zhvillohet në kryeqytet.

Dinamo Burreli

Ekipi do të grumbullohet më datë 16 korrik dhe ka siguruar edhe fushën në Tiranë për të kryer stërvitjen, ndërsa në orën 17:00 do të zbarkojnë kompleksin sportiv në Arbanë.

Në seancën e parë stërvitore pritet të jenë të gjithë lojtarët që janë rikonfirmuar, por edhe David Gjinollari (prurja e parë). Zhvendosja në Tiranë ka një shkak.

Aneksi i stadiumit “Liri Ballabani” po i nënshtrohet një rikonstruksioni total, ndaj skuadra është e detyruar të “braktisë” Burrelin.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"