Zbulohet axhenda dhe stadiumet e ndeshjeve “Play-Out” të Kategorisë së Parë, FSHF ndryshon datën e sfidës Burreli-Pogradeci 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 23:26

Zbulohet axhenda dhe stadiumet e ndeshjeve “Play-Out” të Kategorisë së Parë, FSHF ndryshon datën e sfidës Burreli-Pogradeci 

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar së fundmi axhendën dhe stadiumet ku do të luhen sfidat e Play Out-it të Kategorisë së Parë.  

POGRADECI-LABERIA

Takimi Lushnja-Valbona do të luhet në 23 maj në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.  Finalja tjetër e Play Out-it mes Burrelit dhe Pogradecit do të luhet në Rrogozhinë në stadiumin “Egnatia Arena” në 26 maj në orën 16:00. 

Fillimisht përballja mes matjanëve dhe pogradecarëve ishte planifikuar që të luhej në datën 23 maj, por më pas FSHF ka njoftuar se kjo sfidë do të luhet të premten e 26 majit. 

 Vlen të theksohet fakti se edhe finalen e “Play-Off”-it në Kategorinë e Dytë ndaj Labërisë, Pogradeci e luajti po në stadiumin “Egntia Arena”.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"