Zbulohet arsyeja pse Mbape kërkoi largimin nga PSG: I vonuan rrogën e shtatorit, por Mesi dhe Nejmar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2022 | 21:23

Zbulohet arsyeja pse Mbape kërkoi largimin nga PSG: I vonuan rrogën e shtatorit, por Mesi dhe Nejmar…

Kilian Mbape tronditi opinionin publik në Francë pak javë më parë teksa kërkoi nga klubi që ta linte të largohej. Sulmuesi francez kishte mbetur i pakënaqur me disa premtime që i ishin bërë nga klubi dhe që nuk ishin mbajtur, si dhe disa sjellje ku e shihte veten të nënvlerësuar në krahasim me të tjerët.  

mbape

Një prej tyre, sipas të përditshmes “L’Equipe”, është fakti se klubi i ka vonuar atij rrogën e muajit shtator. Burimet e kësaj gazete shpjegojnë se rroga që duhej të mbërrinte në llogaritë e Mbape në shtator, ka përfunduar aty pjesërisht në tetor, duke acaruar lojtarin, i cili ka kërkuar shpjegime nga klubi. Por ai nuk ka marrë të tilla të sakta pasi fillimisht i thanë se kishte probleme likuiditeti, pastaj të Fair Play Financiar.

Gjithçka e paqartë për lojtarin i cili është acaruar kur ka mësuar se Nejmar dhe Mesi nuk kishin probleme të ngjashme. Kjo e ka bërë të shpërthejë ndaj klubit duke menduar se nuk e trajtojnë ashtu siç e meriton dhe ka kërkuar që të largohet nga parisienët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"