Zbulohen skenarët e mundshëm/ Superiorja të dielën ose javën tjetër, ja çfarë pret Liga sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 12:50

Zbulohen skenarët e mundshëm/ Superiorja të dielën ose javën tjetër, ja çfarë pret Liga sot

Liga Profesioniste ka caktuar të premten si ditën në të cilën do të ketë mbledhjen e radhës. Jo rastësisht apo pa qëllim është vendosur që ky takim i dhjetë drejtuesve të Superiores të behet një ditë pas të enjtes, kur edhe bëhet zakonisht seanca plenare në vend.

Liga Profesioniste

Kësisoj, për Ligën Profesioniste mund të mos mjaftojë as letra e djeshme dërguar nga deputeti negociator, Fidel Ylli, dhe pret një qëndrim të dukshëm dhe miratues nga kryeministri Rama.

EDI RAMA

Apo qoftë edhe nga ndonjë eksponent vendimmarrës në qeveri për premtimet që janë bërë nga kryeministri Rama në takimin me kreun e FSHF-së, për t’i hapur udhë edhe nisjes së Superiores. Duke marrë konfirmimin nga deputeti Fidel Ylli, Liga nesër pret që në diskutime të ketë edhe një qëndrim zyrtar nga kryeministri apo ministrat e tij të linjës për kërkesat, në mënyrë që të vendosë ndërprerjen e bojkotit dhe startin e Superiores.

SKENARËT – Tani që po diskutohet se u plotësuan kushtet për startin edhe të Superiores duket se është krijuar një problematikë për ekipet kryeqytetase. Tirana, Partizani, Dinamo, por edhe Kukësi nuk kanë asnjë stadium në dispozicion. Kjo për faktin se në ‘Air Albania” nuk mund të luajnë, në “Selman Stërmasi” nuk luajnë dot për të paktën dy javë dhe në “Elbasan Arena” nuk mund të zbresin deri pas datës 11 tetor kur do të luajë Kombëtarja ndaj Kosovës.

kategoria superiore

Në këtë mënyrë, duket se përjashtohet varianti për të rinisur Superiorja këtë fundjavë, por gazeta mëson se nesër një pjesë e klubeve do të kërkojnë të dielën si ditën e startit.

Një variant është që starti të mund të bëhet të mërkurën, por edhe fundjavat e ardhshme do të ishin gjithashtu sforcim për organizimin e takimeve. Kësisoj, një variant për t’u marrë në konsideratë, është edhe nisja e Superiores pas ndeshjeve të Kombëtares (e fundit më 18 tetor).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"