Zbulohen prapaskenat/ “Na pritën me lule në aeroport”, ja pse dështoi akordi i trajnerit Skënder Gega me skuadrën jordaneze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 13:48

Zbulohen prapaskenat/ “Na pritën me lule në aeroport”, ja pse dështoi akordi i trajnerit Skënder Gega me skuadrën jordaneze

Ish-trajneri i Partizanit, Skënder Gega, arriti marrëveshjen me skuadrën jordaneze Al Ramtha, teksa palët ishin shumë pranë firmës, por një detaj i vogël bëri që gjithçka të prishet.

Thaci Gega

Në një prononcim për “zëri.info”, Arsim Thaqi, i cili do të ishte zv.trajner në stafin e Gegës, ka zbuluar prapaskenat teksa u shpreh:

“Marrëveshja ka qenë shumë afër që të arrihet. Ata kanë qenë shumë të interesuar madje në aeroport na kanë pritur me lule. Në Jordani kemi qëndruar pesë ditë, por nuk nënshkruam kontratë pasi ne kërkuam që të qëndrojmë në kryeqytetin e Jordanisë (Oman) dhe të udhëtojmë me vetura për në stërvitje që ishte diku rreth 1 orë e 20 minuta me veturë.

auto_auto_thaqi15633680091575403845

Zyrtarët e klubit kërkuan që në të qëndrojmë në qendrën stërvitore të klubit pasi që në Oman ishin edhe ekipet rivale të tyre dhe ata pretendonim se mund të ndodhte diçka. Ne nuk pranuam që të vendosemi për banim në qendrën e tyre. Presidenti dhe zyrtarët e klubit e ndërruan edhe ofertën financiare që të na bindin, mirëpo ne vendosëm që të kthehemi. Oferta financiare ka qenë shumë e mirë, por ne nuk qëndruam”, zbuloi Arsim Thaqi për “zëri.info”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"