Zbulohen prapaskenat, Gatuzo u shkarkua sepse kërkoi në skuadër… Riberinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 11:25

Zbulohen prapaskenat, Gatuzo u shkarkua sepse kërkoi në skuadër… Riberinë

I ftuar në “Tuttomercato Radio”, ish-lojtari i Torinos, Masimo Brambati, ka zbuluar një tjetër prapaskenë, të merkatos së verës te Milani.

Gatuzo

Gatuzo u shkarkua nga kuqezinjtë në fund të sezonit të kaluar dhe vendin e tij e zuri Xhampaolo. Por, Brambati bën me dije se Gatuzo u largua nga Milani, pasi kërkoi në skuadër Frank Riberinë.

“Nuk e kuptoj atë që bëri Milani. Mori Xhampaolon dhe më pas solli Piolin. Më mirë do të ishte t’i besohej Gatuzos dhe të ndiqeshin idetë e tij. Ai u kërkoi drejtuesve të afronin Riberinë dhe dy lojtarë të tjerë me eksperiencë. Milani refuzoi propozimet e tij”, shprehet Brambati.

Kujtojmë që Riberi po bën mjaft mirë në këtë fillim sezoni te Fiorentina, nën drejtimin e Montelës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"