Zbulohen prapaskenat, Flamurtari i beson Birçes dhe pret…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 10:17

Zbulohen prapaskenat, Flamurtari i beson Birçes dhe pret…

Luan Birçe rikonfirmohet trajner i Flamurtarit. Pas dështimit të planit me brazilianin Marselo Troisi për shkak të mungesës së licencës UEFA Pro, siç deklaron klubi, vlonjati Birçe do të jetë në krye të pankinës, ndërsa do të drejtojë ekipin me Kukësin. Lajmin e ka konfirmuar për “Panorama Sport” administratori Sinan Idrizi.

luan birce

Idrizi tha se Flamurtari e ka trajnerin dhe ai është Luan Birçe. Administratori deklaroi se nuk do të nxitohet për të emëruar trajnerin e ri të ekipit. Idrizi thekson se deri më tani janë tre kandidatë për stolin e Flamurtarit, por nuk preferon të japë emra pa u mbyllur çështja.

“Flamurtari e ka trajnerin. Ai është Luan Birçe, një njeri me vlera, kështu që do të vijojë të qëndrojë në krye të stolit. Nuk dua të nxitohemi për emërimin e trajnerit të ri. E kemi Birçen. Kemi tre kandidatë, por të shohim. Nuk kemi pse të ngutemi. Kam bindjen se me Birçen ekipi do të ketë rezultate. Ju e patë ndeshjen me Skënderbeun, skuadra u shpreh shumë mirë, pavarësisht se mori vetëm një pikë”, tha Idrizi.

magani flamurtari

PRAPASKENA 

Flamurtari në pritje të Gugash Maganit. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se emri i vetëm që qarkullon për momentin në Vlorë është ai i trajnerit peqinas. Magani do të emërohej tashmë në krye të pankinës së Flamurtarit, por duket se gjërat morën një kthesë tjetër më 26 tetor, kur Besa e drejtuar prej tij humbi në ndeshjen me Shënkollin. Në Vlorë e kanë një skenar.

Trajneri aktual Luan Birçe me shumë gjasa mund të qëndrojë në krye të pankinës deri në muajin dhjetor. Më tej në dhjetor mund të mbyllet marrëveshja me trajnerin Magani. Ky i fundit mësohet se u ka thënë drejtuesve të Flamurtarit që ta presin deri në fund të vitit. Gjasat janë që të ndodhë kështu. Ka qenë vetë administratori Sinan Idrizi që ka shfaqur dëshirën e tij për rikthimin e Maganit, të cilin e shikon si një trajner që mund ta shpëtojë ekipin.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"