Zbulohen prapaskenat e bujshme, si e refuzoi klubi i Bundesligës Halandin për vetëm… 5 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 16:06

Zbulohen prapaskenat e bujshme, si e refuzoi klubi i Bundesligës Halandin për vetëm… 5 mijë euro

Ka vetëm tri javë në Dortmund dhe Erling Haland ka rrëmbyer zemrat e tifozëve verdhezinj. Me 8 gola në 5 ndeshjet e tij të para me Borusian, sulmuesi 19-vjeçar konsiderohet që tani basti i fituar i Vackes dhe Corkut në “Signal Iduna Park”. 

HALAND

Por një klub në veçanti nuk është shumë i lumtur nga shkëlqimi i norvegjezit. Sepse ishtalenti i Salcburgut i shfaqi cilësitë e tij për Hofenhaimin që në vitin 2016, kur luante ende për klubin e vendlindjes Bryne FK.

haland

Ai bëri një javë provë, pasi shefi i skautëve Mikael Mutcel, sot drejtor sportiv te Hamburgu, e ftoi Halandin për disa ditë në akademinë e klubit. Hofenhaimi u bind nga aftësitë e tij, por transferimi dështoi, sepse Haland kërkonte një rrogë mujore rreth 5 mijë euro, e cila mendohej shumë e lartë për perspektivën e Hofenhaimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"