Zbulohen prapaskenat e bujshme për të ardhmen e Leo Mesit, vendimi është marrë në ditët e fundit të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2023 | 23:50

Zbulohen prapaskenat e bujshme për të ardhmen e Leo Mesit, vendimi është marrë në ditët e fundit të Botërorit

Gazetari italian Fabricio Romano, ka bërë së fundmi publike disa detaje interesante për sa i përket të ardhmes së Leo Mesit. Sipas tij “Pleshti” dhe PSG kanë një ‘pakt verbal’ për të vazhduar së bashku përtej qershorit 2023, siç është raportuar në dhjetor.

mesi

Bëhet me dije se vendimi në parim është marrë në ditët e fundit të Botërorit, pas kontakteve pozitive mes palëve. Do të ketë një takim të ri me përfaqësuesit e Mesit, për të diskutuar kohëzgjatjen e kontratës, detajet e pagave dhe më shumë. Gjasat janë për një marrëveshje një ose dy vjeçare, gjithsesi kjo duket se nuk është vendosur ende.

Marrëveshja e re nuk pritet të nënshkruhet këtë javë, mund të marrë pak kohë, por nuk ka nxitim pasi plani është tashmë i qartë: Lionel Mesi do të vazhdojë në Paris.

Gjithashtu bëhet me dije se Barcelona nuk i ka bërë kurrë një propozim zyrtar Mesit për t’u rikthyer, palët nuk kanë qenë kurrë një negociatë konkrete.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"