Zbulohen prapaskenat, Bajerni dhe Juventusi “akord” për Dibala-Hames

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 21:09

Zbulohen prapaskenat, Bajerni dhe Juventusi “akord” për Dibala-Hames

Thashethemet për një shkëmbim të mundshëm midis Dibalës dhe Hames Rodrigez vazhdojnë të qarkullojnë në mediat gjermane. A do të ketë një shkëmbim lojtarësh midis dy prej klubeve më të mëdha në Europë? Me shumë mundësi, po. Duket se ka pasur një takim midis palëve në një mbledhje të Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA). Karl Hainc Rumenige dhe Andrea Anjeli mund të kenë shfrytëzuar rastin për të biseduar edhe për merkaton e klubeve që përfaqësojnë.

Karl+Heinz+Rummenigge+Andrea+Agnelli+Financial+zSWAoEyQ-JAl

Sipas “Raisport” dhe “Bild”, tema që dy drejtuesit kanë biseduar ka qenë interesimi që klubi i Bajernit ka për sulmuesin argjentinas. Në prill të 2017-ës ishte vetë Rumenige që deklaroi: “Nëse ka një lojtar që dua të sjell të Bajerni, ai është vetëm Paulo Dibala”. Nëse klubet do të bien dakord në verën e ardhshme për një shkëmbim, kjo do të shihet në muajt në vazhdim.

Hames Rodrigez mund të largohet nga Bajerni duke parë edhe raportin jo të mirë midis tij dhe trajnerit Niko Kovaç në javët e fundit. Kujtojmë që lojtari dhe kroati janë përplasur në dhomat e zhveshjes, pasi kolumbiani i ka bërë të ditur trajnerit se nuk ndodhet te Frankfurti, skuadër që Kovaç ka drejtuar në të kaluarën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"