Zbulohen milionat e Kutinjos, ja si do t’i përfitojë Liverpuli 40 milionë bonuset nga shitja e yllit brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2018 | 17:06

Zbulohen milionat e Kutinjos, ja si do t’i përfitojë Liverpuli 40 milionë bonuset nga shitja e yllit brazilian

P varësisht se Barce lona dhe Liverpuli u përpoqën me çdo kusht për ta mbajtur sekret, ishte vetëm çështje kohe përpara se detajet financiare të transferimit të Filipe Kutinjos të bëheshin publike. 40 milionë euro prej totalit të 160 milionëve që shërbyen për të përmbyllur me sukses operacionin, janë bonuset që do të përfitojë Liverpuli.

“The Guardian” ka arritur që t’i zbulojë klauzolat e bonuseve me detaje. Dhe gjithçka duket se është punuar në favor të klubit anglez, sepse shumica prej tyre varen nga numri i prezencave të brazilianit me fanellën blaugrana. Liverpuli do të përfitojë 5 milionë euro pas çdo 25 paraqitjesh të 25-vjeçarit (20 milionë euro në total pas 100 ndeshjeve të para). 10 milionë euro do të shkojnë në arkat e “reds”-ave për secilin prej dy kualifikimeve të radhës së katalanasve në Champions.

Kutinjo

Ndërkohë që 10 milionë të tjera nëse Barcelona do të triumfojë në Ligën e Kampioneve në dy sezonet e ardhshme. Pas marrëveshjes më të shtrenjtë në histori, të Nejmarit te PSG për 222 milionë euro, transferimi i Kutinjos në “Camp Nou” është zyrtarisht operacioni i dytë më i shtrenjtë në botën e futbollit.

IDHULLI RONALDINJO – Në një intervistë për kanalin e Barcelonës në “Youtube”, Kutinjo ka rrëfyer disa nga objektivat e tij në “Camp Nou”. Ai tha se do të frymëzohet nga të gjithë brazilianët që kanë luajtur për katalanasit dhe në veçanti njëri: “Të gjithë brazilianët kanë një histori të shkëlqyer te Barcelona, por Ronaldinjo ka qenë gjithnjë idhulli im. Unë shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për mua. Do të punoj fort që të përmbush pritshmëritë mbi mua në stërvitje dhe fushë”.

kutinjo

Ai komentoi edhe tatuazhet e tij dhe në veçanti Miki Mausin që tifozët vunë re vitin e shkuar: “Kam shumë tatuazhe. Një frazë në spanjisht do të thotë ‘mos rresht kurrë së ëndërruari’. Disa i dedikohen vajzës sime, një e kam me emrin e gruas dhe të prindërve. Miki Mausin e kam bërë bashkë me gruan për vajzën tonë. Ajo bëri Minin, unë Mikin”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"