Zbulohen kushtet e FIFA-s për futbollistët që janë “djegur”, ja si mund të ndryshohet kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 21:46

Zbulohen kushtet e FIFA-s për futbollistët që janë “djegur”, ja si mund të ndryshohet kombëtarja

Ndryshim rrënjësor i FIFAs. Sipas “El Pais”, organizmi më i lartë i futbollit botëror ka miratuar një ndryshim rrënjësor për sa i përket rregullores për grumbullimet në kombëtare, duke vendosur disa kushte të caktuara dhe t’i lejojë talentet që të ndryshojnë fanellën e kombëtares.

fifa

Një revolucion, i cili vjen për të ndihmuar këta futbollistë dhe për të penguar federatat që të “djegin” disa lojtarë për pak minuta dhe pastaj nuk i grumbullojnë më. Një lojtar mund t’i kërkojë FIFA-s të ndryshojë kombëtaren në rast se:

* Në momentin që ka luajtur ndeshjen e tij të parë zyrtare me një kombëtare, zotëronte që në atë moment shtetësinë e një tjetër kombëtareje që dëshiron të përfaqësojë në të ardhmen.

* Në momentin që ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren e mëparshme nuk kishte mbushur ende 21 vjeç.

* Nëse kanë kaluar të paktën 3 vite nga hera e fundit që ka luajtur një ndeshje me këtë kombëtare si në kompeticionet zyrtare dhe jozyrtare.

* Nëse nuk ka marrë pjesë në një ndeshje ndërkombëtare në fazën finale të një Botërori apo turneu konfederatash. Këto kushte sigurisht që do të ndihmojnë zgjidhjen e kësaj problematike dhe FIFA ka marrë spunto nga Munir El Hadadi, i cili nuk mund të luante Botërorin me Marokun vetëm se kishte luajtur 13 minuta me Spanjën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"