Zbulohen kush ishin 3 biondet që futen në telashe Runin. Prindërit e akuzojnë, ish-sulmuesi thërret policinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 17:43

Zbulohen kush ishin 3 biondet që futen në telashe Runin. Prindërit e akuzojnë, ish-sulmuesi thërret policinë

Fotot dhe videot që qarkullojnë në rrjet për natën e çmendur të Uejn Runit tashmë janë bërë objekt hetimi nga policia e Mançesterit, teksa ish-sulmuesi po përballet me kritika për sjelljen e tij. Mediat në Angli kanë zbuluar se kush ishin 3 biondet që postuan fotot në rrjetet sociale dhe u tallën me ish-sulmuesin që ishte në gjumë në dhomën e hotelit përkrah tyre.

asdasdsdasdd

Sipas mediave në Angli, Runi kishte qenë më miqtë e tij në një lokal në Mançester ku kishte pikasur një grup vajzash duke i ftuar në tavolinën ku gjendeshin ata, në zonën VIP të lokalit. Modelja 21-vjeçare e Snapchat, Tajler Rajan dhe shoqet e saj bashkëmoshatare, Elise Melvin dhe Bruk Morgan, mësohen të kenë qenë vajzat që shfaqen në këto foto duke shoqëruar ish-yllin e Anglisë.

asdasdasdsa

Ata më pas kanë shkuar në një dhomë hoteli që u përkiste vajzave, ku janë bërë edhe fotot me Runin në gjumë, ndër të dy palët pretendojnë se mes tyre nuk ka patur asnjë kontakt seksual.

asdssdsds

Pasi ngjarja u bë publike, mamaja e Tajler Rajan, Anxhela, deklaroi për “The Sun” se vajza e saj nuk duhej kritikuar. ‘Vajzat kishin dalë për të festuar një 21-vjetor. Ata janë 21-vjeçare dhe ai është thuajse 40! Ai i ftoi, dërgoi një nga truprojat që t’i ftonte në zonën VIP të lokalit. Kjo histori i ka mërzitur dhe janë në lot për situatën e krijuar. Ajo është një vajzë e mirë dhe vjen nga një familje për së mbari”, tha mamaja e modeles. “Ata menduan se po bënin thjesht shaka, por u thashë se kishin bërë një idiotësi. Më vjen keq për ta, por jam edhe e inatosur, pasi kanë bërë një budallallëk”.

asdsdsdsds

Por ajo që bënë mund t’u shkaktojë telashe më ët mëdha se sa mendojnë. Mediat në Angli kanë zbuluar se Runi i ka denoncuar në polici, pasi pretendon se fotot që ata kanë bërë me atë duke fjetur dhe më pas i kanë shpërndarë në rrjet, janë bërë pa lejen e tij.

sdfdsfsdf sdfsdfsdf dfssdfsdfsf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"