Zbulohen koeficientet, ja kush është klubi favorit për të afruar Kristiano Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 20:39

Zbulohen koeficientet, ja kush është klubi favorit për të afruar Kristiano Ronaldon

Kristiano Ronaldo është zyrtarisht një lojtar i lirë, pasi Mançester Junajtid ndërpreu kontratën e tij.

Kristiano Ronaldo

Bookmakers-at menjëherë kanë nxjerrë klubet favorite për të afruar 37-vjeçarin portugez.

Në krye ndodhet Sportingu i Lisbonës, me një koeficient prej 2.5, po aq sa dhe Çelsi, me presidentin Tod Bohli që prej kohësh e ka kërkuar Ronaldon te “Blutë”.

Më pas vjen çdo klub nga MLS, me koeficientin 4, ndërsa pas tyre renditet Bajerni me 7 dhe PSG me 8.

Një rikthim i mundshëm te Reali i Madridit kutohet me koeficientin 9, ndërsa ato me më pak shanse janë Mançester Siti dhe Atletiko e Madridit, me koeficientin 25.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"