Zbulohen fotot romantike të portierit të Kukësit, ja sekreti i Koliçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2016 | 11:32

Zbulohen fotot romantike të portierit të Kukësit, ja sekreti i Koliçit

Partnerja është gjithmonë një motiv pozitiv për futbollistët. Një shtysë, e cila i përkrah dhe motivon për të pasur një paraqitje të mirë në fushën e blertë. KOLICI ENEA ME GRUANPerformanca e tyre lidhet dhe me marrëdhënien e shëndetshme që ata kanë me të dashurën e tyre. Sekret të cilin e ka edhe Enea Koliçi, i cili ka bërë paraqitje të mira me fanellën e Kukësit në ndeshjet e fundit, pavarësisht golit të pësuar në minutat shtesë ndaj Partizanit.antigona dhe enea koliciGardiani shtatlartë i verilindorëve është kthyer në formën e tij më të mirë, duke fi tuar dhe vendin e titullarit. Kjo vjen dhe falë dashurisë që ai gëzon me partneren e tij, Antigona. ANTIGONAKorçarja bukuroshe nuk heziton që ta shprehë dashurinë për portierin pogradecar me foto të shumta që poston në profi lin e saj në “Facebook”.
Njohja

Enea dhe Antigona janë njohur në Korçë. Ata kanë jetuar së bashku dhe në Greqi, aty ku ish-portieri i Flamurtarit është rritur. Ndërkohë që transferimi i tij në kampionatin shqiptar ka bërë që çifti të vizitojë shpesh dhe qytetin e tyre të dashurisë, ku ata janë njohur, por pa harruar ta shfaqin marrëdhënien e tyre dhe në kryeqytet teksa shkëmbejnë puthje dhe përqafi me edhe në publik apo ushtrojnë “fi ttness”. kolici me nusenkolici ne palester me nusenMartesa

Çifti Koliçi ka tri vite të martuar dhe jetojnë të lumtur në Tiranë. Dëshira e tyre është që së shpejti të gëzojnë dhe një bebe për ta kurorëzuar dashurinë e tyre si një familje e plotësuar. Këtë e demonstrojnë qartë dhe fotot që ju servirim të shihni. Një dashuri e sinqertë dhe tejet e bukur që ndikon gjithnjë pozitivisht dhe në karrierën e Eneas. kolici ne plazh me nusenKontrata

Edhe pse ka bërë performancë pozitive me Kukësin në ndeshjet e fundit ku ai mori dhe vendin e titullarit, Koliçi mendon të largohet jashtë në një kampionat më të mirë. enea kolici me gruanBurime pranë gazetës bëjnë me dije se lojtarit i përfundon kontrata në maj dhe nuk është diskutuar ende nëse do të rinovojë apo jo me nënkampionët, të cilëve do t’u duhet një portier me kualitet në Kupat e Europës për të arritur objektivat.

Përgatiti: Eva Marku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"