Zbulohen fjalët e Maradonës në intervistën e tij të fundit: Nëse nuk do kisha varësi nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:59

Zbulohen fjalët e Maradonës në intervistën e tij të fundit: Nëse nuk do kisha varësi nga…

Lajmi i vdekjes së tij shokoi të gjithë adhuruesit e tij në mbarë globin. Nisur nga ky fakt dramatik, mediat europiane kanë rikthyer në kujtesën e të gjithëve intervistën e fundit të Diegos, që është bërë në kohën gjatë pandemisë në Argjentinë ku ka deklaruar se nëse nuk do të kishte përdorur lëndë narkotike ai do të kishte vazhduar të luante edhe më shumë:

Diego Maradona - El Grafico Sports Archive

“Unë jam në fund dhe jam shumë i lumtur. Futbolli më dha gjithçka që kam, më shumë nga se imagjinoja. Dhe nëse nuk do të krijoja varësi nga drogërat, mund të kisha luajtur edhe më tepër. Tani unë kam një dëshirë, dhe ajo është që kjo pandemi të kalojë sa më shpejtë dhe Argjentina ima të shkojë përpara. Unë dua që të gjithë argjentinasit të jenë mirë, ne kemi një vend të bukur”, kjo ishte intervista e tij e fundit. Ndërkohë “El Pibe de Oro” u shua në moshën 60-vjeçare ku trishtoi pafundësisht adhuruesit e tij në mbarë botën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"