Zbulohen dy lojtarët e Juventusit që “spiunuan” te hetuesit SMS-të e Kielinit. Një prej tyre është ende pjesë e bardhezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 23:41

Zbulohen dy lojtarët e Juventusit që “spiunuan” te hetuesit SMS-të e Kielinit. Një prej tyre është ende pjesë e bardhezinjve

Një nga provat më të forta që vërtetojnë mashtrimet që kryente Juventusi për të mbuluar gropat në bilancet financiare, janë mesazhet që ish-kapiteni i bardhezinjve, Xhorxhio Kielini, ka dërguar në grupin e lojtarëve. Në këto mesazhe në “ËhatsApp’, Kielini u kërkonte lojtarëve që të deklaronin se kishin hequr dorë nga 4 rroga mujore.

ddddddddd

E vërteta ishte se të gjithë dinin që tre nga këto rroga do t’u paguheshin në një kohë të dytë në bazë të një akordi të fshehtë dhe se kishin hequr dorë nga vetëm një rrogë. Këto gjëra Juventusi i bënte për të modifikuar bilancet financiare. Prej ditësh shumëkush ka pyetur se si kanë përfunduar në duart e hetuesve këto mesazhe dhe më në fund është zbuluar autori.

Më saktësisht janë dy lojtarë që ua kanë kaluar materialin hetuesve. “La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se dy lojtarët të cilët ia kanë raportuar ata hetuesve që i kanë marrë në pyetje, janë Matijs De Ligt dhe Matia de Shiljo. Nëse për të parin edhe mund të jetë e kuptueshme pasi nuk është pjesë e bardhezinjve pasi i është bashkuar Bajern Myninh në verë, ka shumë çudi për veprimin e të dytit i cili është ende pjesë e skuadrës torineze.

PANORAMASPORT.AL