Zbulohen detajet e kontratës, sa do të paguhet Lorenc Trashi te kampionët e Ballkanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 0:00

Zbulohen detajet e kontratës, sa do të paguhet Lorenc Trashi te kampionët e Ballkanit

Lorenc Trashi i dha fund aventurës në Kuvajt te skuadra e Al Qadsias, teksa do të vijojë karrierën në Superligën e Kosovës, te kampionët e Ballkanit që drejtohen nga Ilir Daja.

TRASHI

Bëhet me dije se palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 1.5 vjeçare, nga e cila futbollisti gramshiot do të përfitojë rreth 7 mijë euro në muaj.

Prezenca e trajnerit Daja, si dhe e drejtorit sportive, Nderim Nexhipi, duket se kanë “joshur” Trashin, për t’i thënë “PO”, skuadrës së Ballkanit.

Ekipi nga Suhareka, është duke zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, teksa Trashi pritet të bashkohet me kampionët në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"