Zbulohen arbitrat në Partizani-Tirana, mësoni gjashtë gjyqtarët që do vënë drejtësi në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 8:20

Zbulohen arbitrat në Partizani-Tirana, mësoni gjashtë gjyqtarët që do vënë drejtësi në derbi

ARBITRAT – Partizani-Tirana do të gjykohet me 6 arbitra në fushë, ku kryesor do të jetë Enea Jorgji. Asistentë të tij do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo. Dojanto Myftari është arbitër i katërt, ndërsa arbitra të linjës, pas porte, do të jenë Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta.

enea jorgji

MOTI – E premtja e 13 dhjetorit parashikon mot të paqëndrueshëm për kryeqytetin, ku priten reshje shiu. Por, në orarin e ndeshjes, 19:00, parashikohet që të mos ketë reshje dhe temperatura pritet të jetë 9 gradë celsius. Stadiumi i ri është i mbuluar dhe ofron komodet për tifozët.

BASTET – Derbi thuhet se është i paparashikueshëm, por gjithsesi mbeten ndeshje që kuotohen nga kompanitë e huaja, ndonëse në Shqipëri bastet quhen ilegale. Partizani shikohet si favorit, duke i dhënë 50% mundësi fitoreje, 17% vlerësohen mundësitë për Tiranën, ndërsa 33% shikohet barazimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"