Zbulohen arbitrat e finales, FSHF vendos për 6 gjyqtarë me stemën e FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 13:30

Zbulohen arbitrat e finales, FSHF vendos për 6 gjyqtarë me stemën e FIFA-s

Finalja e Kupës së Shqipërisë Tirana-Teuta i është besuar gjyqtarit Eldorian Hamiti.
eldorian hamiti
FSHF-ja ka caktuar trupën me 6 gjyqtarë për të vendosur drejtësinë në finalen e trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Hamiti do të asistohet nga Ridigert Çokaj dhe Rejdi Avdo (arbitra anësorë), Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta (arbitra pas portës), ndërsa Dojando Myftari do të jetë gjyqtarë i katërt. Të gjithë këta arbitra mbajnë stemën e FIFA-s.

Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë Tirana-Teuta do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"