Zbulimi më i fundit i Panuçit, skautët e Serisë A ndjekin parqitjet e Uzunit me Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 17:04

Zbulimi më i fundit i Panuçit, skautët e Serisë A ndjekin parqitjet e Uzunit me Kombëtaren

Myrto Uzuni ishte zbulimi më i fundit në Kombëtare. Formë e mirë, shpejtësi dhe cilësi prej veterani, nga futbollisti i transferuar këtë vit drejt Kroacisë. Mirëpo, për fat të keq, nga Lokomotiva e Zagrebit ai nuk mund të shitet dot në janar. Arsyeja është që ka luajtur me Laçin dhe ka plotësuar numrin e dy ekipeve në një sezon futbollistik.

Uzuni

“Panorama Sport” ka mësuar se disa skautë të Serisë A kanë ndjekur futbollistin në paraqitjet e tij me skuadrën kombëtare. Ky është vetëm një sinjal paraprak që skautët tashmë kanë mbajtur shënim një talent të ri që shpërtheu në përballjet e kuqezinjve kundër Jordanisë dhe Izraelit.

Uzuni Shqiperia

Tanimë, mbetet në dorën e vetë futbollistit, në rast se do të arrijë që të ruajë formën e mirë që po tregon me Lokomotivën e Zagrebit për të shfrytëzuar kampionatin kroat si “trampolinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"