Zbulimi i sezonit të kaluar rikthehet te Dinamo, transferimi për të mbetet ende i hapur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2022 | 14:30

Zbulimi i sezonit të kaluar rikthehet te Dinamo, transferimi për të mbetet ende i hapur

Portieri Simon Simoni është bashkuar në stërvitje me Dinamon të hënën pasdite.

SIMON SIMONI

Ai ka qenë jashtë vendit gjatë kësaj kohe, fillimisht për pushime dhe pastaj i angazhuar me bisedimet në lidhje me një transferim të mundshëm të tij në një kampionat të huaj.

Ky rikthim, me shumë gjasa do të jetë i përkohshëm për portierin e lezhjan, pasi kalimi në një skuadër jashtë Shqipërisë mbetet i hapur.

Gazeta mëson se për Simonin ka pasur oferta konkrete kohët e fundit nga kampionate të ndryshme, por deri tani nuk është bërë e mundur të konkretizohet asnjë prej tyre për arsye të ndryshme.

Klubi blu, portieri dhe menaxheri i tij nuk duan të nxitohen. Ka ende pista të hapura dhe nga momenti në moment mund të ketë një marrëveshje, por nuk përjashtohet as mundësia që Simoni të qëndrojë në Shqipëri këtë sezon.

Kujtojmë që lezhjani spikati sezonin e kaluar me Dinamon, duke treguar nivel të lartë për aq kohë sa luajti. Ai ra menjëherë në sy dhe falë moshës së re pati një interesim nga klubet e huaja.

Simoni ka mbrojtur gjithashtu portën e Kombëtares U-21, ndërsa pati edhe një grumbullim me Kombëtaren A në muajin qershor. Portieri do të vazhdojë të stërvitet me Dinamon, në pritje për të mësuar fatin e tij për të ardhmen.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"