Zbulimi i Jeminit: Kombëtarja luan me VAR… grek. Asnjë shpjegim pse nuk punoi në Partizani-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 0:13

Zbulimi i Jeminit: Kombëtarja luan me VAR… grek. Asnjë shpjegim pse nuk punoi në Partizani-Kukësi

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit, edhe kur luan në shtëpi, nuk përdor sistemin VAR që është miratuar e certifikuar nga ndërkombëtarët për kampionatin shqiptar. Sipas Lorenc Jeminit, ish-gjyqtar ndërkombëtar, sistemi që përdoret për ndeshjet e Shqipërisë është grek.

jemini

Në “Procesi Sportiv”; ai shpjegoi se furgoni i transmetimit vinte nga Greqia kur luanin kuqezinjtë, ndërsa nuk kishte ende një shpjegim pse VAR-i nuk funksionoi në ndeshjen e kësaj jave në kampionat mes Partizanit dhe Kukësit.

“Kjo javë kishte anomali që nuk funksionoi VAR-i në Partizani-Kukësi. Është për t’u habitur se si këtu diçka ka ndodhur me sistemin se ekzaktësisht nuk ka një përgjigje. I kam pyetur të gjithë me radhë dhe duhej sqaruar.

Në ndeshjet ndërkombëtare, të përfaqësueses, VAR-i vjen nga Greqia sepse ai ka një standard tjetër. Ky që kemi ne nuk është si ai, ka disa mangësi teknike, slow motion nuk ka. Ndërsa ai që vjen nga Greqia është me standarde ndërkombëtare të tjera. Që VAR që përdoret këtu nuk ka sistem slow motion, e kam 100% të sigurt këtë që e them. Nëse VAR-i ndërkombëtar ka 22 kamera, i yni ka 6 apo 7, është minimumi i kriterit”, tha Jemini.

PANORAMASPORT.Al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"