Zbulimi bombastik: “Dorën e Zotit”, Diego Maradona e përgatiti gjatë stërvitjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2021 | 10:06

Zbulimi bombastik: “Dorën e Zotit”, Diego Maradona e përgatiti gjatë stërvitjeve

Horge Valdano, ish-sulmuesi madhështor i Argjentinës dhe sot drejtues te Reali i Madridit, në një intervistë për gjermanen “Spiegel”, ka treguar shumë prapaskena të lidhjes së tij me tashmë të ndjerin Diego Armando Maradona, si dhe episodin e pavdekshëm historik të “Dorës së Zotit”, golin që shtriu dhe ende sot e kësaj dite nervozon anglezët, pas ngjarjeve të Botërorit 1986, të cilin do ta fitonte pikërisht Argjentina.

VALDANO

NJOHJA ME DIEGON – “Që Maradona ekzistonte dhe mund të ishte një ndër hyrjet e reja te Argjentina, e mësova mesa mbaj mend unë nga gazetat. Një ditë po lexoja ‘El Grafico’, nuk e mbaj mend vitin, por ishte pak kohë përpara grumbullimeve për Botërorin 1978, kur unë luaja ende te Njuëlls. Për Maradonën lexova, përpara se ta njihja personalisht. Por, edhe mua, ashtu si shumë të tjerëve, më goditi që në prekjen e parë të topit në stërvitje. Më thellë me Diegon u njohëm teksa përgatiteshim për Kupën e Botës së vitit 1982 dhe e vërteta është se nuk kisha parë asgjë të ngjashme me të. Ishte nga një tjetër planet, Diego kishte gjithçka dhe miqësia në dhomat e zhveshjes ishte bota për Maradonën. E vetmja gjë që nuk ka humbur edhe pas telasheve të veta ishte respekti për lojtarët e tjerë, për ne shokët dhe rivalët. Mendoj se Diego ndihej i mbrojtur në grupin e miqve dhe shkonim gjithmonë dakord. Marrëdhënia jonë ishte e bazuar te respekti”.

MARADONA, DORA E ZOTIT

“DORA E ZOTIT” – Kush mendon se ai gol me dorë ishte i improvizuar gabohet rëndë: “Nuk ishte hera e parë që Maradona shënonte në atë mënyrë. Gjatë stërvitjeve, kur provonim goditjet nga këndi, Diego kërkonte topin dhe e godiste me dorën ngjitur me kokën. Ai festonte, ndërsa ne grindeshim me njëri-tjetrin: ‘Çfarë ndodhi! Ej e patë, e shënoi me dorë’. Ndërkohë Diego vazhdonte të festonte dhe vazhdonte që ta kërkonte dhe ta provonte pa pushim atë gol. Ndaj, kur e pashë që e bëri edhe në fushë, në ndeshjen e jetës për ne nuk u surprizova aspak. Diego e kishte përgatitur ‘Dorën e Zotit’ specifikisht për të tërbuar anglezët”, zbuloi Horge Valdano, ishsulmuesi i Argjentinës mes viteve 1975-1986.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"