Zbulim tronditës i hetimeve për vdekjen e Maradonës, zemra i peshonte dyfish sa normalja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 9:12


Zbulim tronditës i hetimeve për vdekjen e Maradonës, zemra i peshonte dyfish sa normalja

Vdekja e Maradonës vazhdon të shkaktojë diskutime. Ndërsa futbolli ende e vajton, në Argjentinë po punojnë për të kuptuar nëse gjithçka është bërë në mënyrë korrekte, për sa i përket kujdesit dhe kurimit të legjendës së futbollit. Ditën e sotme, një javë pas vdekjes, do të fillojnë të bëhen analizat e mostrave të urinës, gjakut dhe zemrës të marra gjatë autopsisë. Ajo që vlen të theksohet është se autoritetet mjekësore në Argjentinë kanë arritur të zbulojnë se zemra e Diegos peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale.
Diego Maradona
Mjekësia ligjore që kreu autopsinë në trupin e Diegos raportoi se ai kishte kardiomiopati të zgjeruar dhe peshonte rreth 500 gramë, dyfishin e sasisë normale. Ky element pritet të vlerësohet ditën e sotme në analizat që do të kryhen, së bashku me studimet e tjera toksikologjike, përmes së cilave do të përcaktohet nëse Maradona kishte konsumuar alkool, drogë, ose ndonjë substancë tjetër para se të ndërronte jetë. Këto analiza do të kryhen nën mbikëqyrjen e rreptë të Policisë Shkencore në qytetin e La Platës.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/