Zbritja e 12 pikëve në renditje, Runi shpërthen ndaj presidentit të klubit: Nuk kam folur me të që prej gushtit, unë po luftoj!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 20:20

Zbritja e 12 pikëve në renditje, Runi shpërthen ndaj presidentit të klubit: Nuk kam folur me të që prej gushtit, unë po luftoj!

Skuadra angleze e Derbit është futur në telashe serioze nga ana financiare aq sa klubi rrezikon rënien në kategoritë inferiore si pasojë e borxheve pasi pak ditë më parë Liga e penalizoi me heqjen e 12 pikëve nga tabela e klasifikimit si pasojë e këtyre problemeve.


runi morris

Edhe pse në rolin e trajnerit, ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi po bën gjithçka që skuadra t’ia dalë në këtë betejë të vështirë që ka kapluar klubin anglez. Në një intervistë për mediat britanike, Runi ka akuzuar presidentin Mel Morris se nuk i hap telefonin që prej gushtit.

‘’Unë do të luftoj për klubin. Unë kujdesem për lojtarët dhe stafin këtu, dhe dua të bëj çmos për të ta ndihmuar. Është një sfidë, por edhe nëse e dini se nuk mund ta fitoni luftën, ju doni të dilni atje dhe të bëni gjithçka që mundeni për të dalë në krye.

Ende nuk kam folur me presidentin deri më sot, që nga 9 gushti. Mel foli me lojtarët dhe stafin të martën, dhe unë padyshim që mora pjesë në atë takim. Por unë ende nuk kam pasur një bisedë kokë më kokë. Asnjë telefonatë, asnjë mesazh’’, akuzoi Runi.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"