Zbriti nga motori në vitin 2021, rrëfimi i “Doktor” Rosit: Tre tituj ishin vendimtarë në karrierën time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2022 | 14:33

Zbriti nga motori në vitin 2021, rrëfimi i “Doktor” Rosit: Tre tituj ishin vendimtarë në karrierën time

Valentino Rosi vendosi që të mbyllte karrierën e tij në garat me motorë në vitin 2021, duke u larguar si një nga më të mëdhenjtë në historinë e garave me motorë pas 26 sezoneve në kategoritë e ndryshme.

rosi

Pavarësisht viteve të fundit larg shkëlqimit të zakonshëm, pakkush mund të vërë në dyshim karrierën e “Doktorit” i cili ka fituar 115 nga 432 garat në të cilat ka marrë pjesë, me 9 tituj kampion të siguruar në kategoritë 125, 250, 500 dhe MotoGP. Por jo të gjithë titujt kanë patur të njëjtën shije për vetë Rosin, i cili ka zbuluar në një intervistë për “Motorsport-Total” se cilët ishin ata që kanë shënuar më shumë karrierën e italianit.

Mes viteve 2001-2005, Rosi ishte i pandalshëm me 5 tituj kampion radhazi. “Mendoj se isha më i forti në atë periudhe. Por gjatë karrierës time kam kaluar edhe moment e të vështira. Kishte tre kampionate që kanë qenë vendimtarë për mua. I pari ishte në vitin 2001, kur fitova titullin e fundit të kategorisë 500. Pastaj në vitin 2004, kur dola kampion për herë të parë në Jamaha. Dhe më pas në vitin 2008, kur isha pak më i madh”, tha Rosi.

Ky kampionat i fundit, sipas tij, ishte ai më i veçanti nga të gjithë. Asokohe ai mposhti Kejsi Stoner pas një dueli të jashtëzakonshëm mes të dyve, duke i dhënë fund dy viteve zhgënjime. “Zakonisht, pas dy viteve pa fitore të mëdha, një karrierë e niveleve të larta merr fund. Por kur kalova të gomat Bridgestone, u ktheva përsëri në majë. Kam luftuar me Lorenco, Stoner dhe Pedroza, duke arritur të fitoja dy kampionate të tjerë”, kujtoi Rosi pjesëza nga karriera e tij spektakolare që shënoi një epokë të mirëfilltë në garat me motorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"