“Zbrazet” Lushnja, 13 largime dhe 2 afrime para nisjes së sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2020 | 17:20

“Zbrazet” Lushnja, 13 largime dhe 2 afrime para nisjes së sezonit

Lushnjarët po mbyllin javën e dytë të përgatitjeve për sezonin e ri. Ata kanë zhvilluar një miqësore ndaj Bylisit në “Adush Muça”, ku humbën 4-1. Deri tani nga ekipi janë larguar 13 lojtarë, portierët Haremi dhe Kaloshi, mbrojtësit Magani, Nako, Dervishi dhe Ruço, mesfushorët Taullahu, Gava, Sulkja dhe Baze, si dhe sulmuesit Pepa, Canka dhe Branica.
lushnjaaaa
Në miqësoren me Bylisin te lushnjarët u aktivizua titullar mesfushori Alemao Zdrava, i cili sezonin e kaluar e mbylli me Turbinën. “Jam nën kontratë me Turbinën, por përderisa bëhet fjalë për një rikthim te Lushnja, kemi rënë dakord. Jam shumë i kënaqur për atë që dhashë te Turbina. Tani dua të bëj një sezon të mirë te Lushnja, ku jam rritur si futbollist”, tha mesfushori 22-vjeçar.

Po ashtu, në testin me Bylisin luajti edhe mbrojtësi fierak, Fatos Lushaku, i dalë nga moshat e Apolonisë dhe sezonin e kaluar pjesë e Elbasanit. Lushnja ka programuar për sot një ndeshje miqësore me Orikun në fushën e saj, e dyta pas asaj me Bylisin disa ditë më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"