“Zbrazet” Luftëtari, një tjetër lojtar konfirmon largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 16:14

“Zbrazet” Luftëtari, një tjetër lojtar konfirmon largimin

Franci Lala është larguar nga Luftëtari. Mbrojtësi është largimi i rradhës tek skuadra gjirokastrite.

franc lala

Luftëtari është në krizë të madhe, pasi njeh vetëm largime lojtarësh. Edhe pse shumica e lojtarëve para se të mbyllej kampionati ishin nën kontrata, ato kanë vendosur të largohen. Lala njoftoi largimin e tij në rrjetet sociale. “Dua të njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e Luftëtarit. Falënderoj presidentin, të gjithë shokët e ekipit dhe trajnerët që më kanë përkrahur gjithmonë.

Ishte nder për mua të përfaqësoja ekipin e Luftëtarit. Mirënjohje ndaj çdo tifozi gjirokastrit dhe miqve që njoha aty. Me respekt, Franci Lala”, shkruan mbrojtësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"