Zbrazet infermieria, lajme pozitive për dy titullarët e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 14:14

Zbrazet infermieria, lajme pozitive për dy titullarët e Milanit

Në qendrën stërvitore të Milanit disa prej lojtarëve nuk kanë kryer stërvitje për shkak të problematikave fizike. Kastijeho vazhdon të ketë shqetësime në muskujt e fundit të barkut dhe ka zhvilluar një seancë masazhesh. Për një terapi të ngjashme spanjollit i ka bërë shoqëri Teo Hernandez. 

Milan 4-2

Lukas Bilia ka lënë pas problemin në kofshë dhe së bashku me Simon Kjaerin kanë zhvilluar vetëm stërvitje në palestër. Lajmet më të mira nga infermieria kuqezi kanë të bëjnë me Xhanluixhi Donarumën. Portieri doli nga fusha në ndeshjen me Fiorentinën për një ndrydhje në kavilje.

Shkalla e lëndimit duket e lehtë dhe portieri mund të jetë rregullisht në fushë të dielën kundër Xhenoas. Megjithëse nuk do të jetë as për Xhenoan e as në pasardhësen kundër Leçes, edhe Rade Kruniç është drejt shërbimit pas krisjes në gishtin e tretë të këmbës së djathtë. Në këto kushte i vetmi i dëmtuar afatgjatë mbetet Leo Duarte, i cilin do të duhet të frekuentojë infermierinë edhe për disa javë përpara se të marrë lejen që të nisë fazën e fundit riaftësuese që do të paraprijë integrimin e tij në grup.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"