Zbrazet infektivi në Mynih, tre lojtarët e Bajernit në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 16:20

Zbrazet infektivi në Mynih, tre lojtarët e Bajernit në stërvitje

Manuel Nojer zbriti dje në orën 12:55 në fushën stërvitore të kampionëve. Portieri gjerman u infektua me COVID gjatë kohës që ishte me pushime dhe u detyrua të qëndronte në karantinë në ishujt Maldive. Kapiteni u rikthye dhe pasi rezultoi negativ në testin e kryer, u stërvit me trajnerin e portierëve, Toni Tapaloviç.

bajern

Nojer pritet të jetë në fushë në fundjavë në ndeshjen e fundit. “Jam mirë, tani nuk dua të mungoj më asnjë minutë dhe të nis punën sa më shpejt. Humbjen ndaj Gladbahut e përjetova shumë keq. Nuk jam mësuar ta ndjek Bajernin nga televizori, për më tepër nga Maldivet.

Ishte një humbje që edhe mund të ishte evituar, por duke parë mungesat e shumta, nuk mund të fajësoj askënd”, tha kapiteni në fund të seancës stërvitore. Ndërkohë që në sfidën e radhës në kampionat trajneri Julian Nagelsman pritet të ketë në dispozicion dhe disa lojtarë të tjerë që kanë munguar për shkak të COVID-it.

Omar Riçards, Josip Stanisiç dhe Kingslei Koman kanë rezultuar negativ në tamponët e kryer dhe janë stërvitur së bashku me skuadrën. Nuk ka munguar dhe Korentin Toliso, i cili gjithashtu ka kryer një stërvitje të plotë me grupin. Ndërkohë që trajneri i Bajernit shpreson në një rikthim të Leroi Sanesë, i cili ende nuk ka përfunduar karantinën. Gjermani pritet të kryejë një tampon sot për të parë nëse është çliruar nga virusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"