Zbehet pista “Novi”, Luftëtari në kërkim të një trajneri për drejtimin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 12:28

Zbehet pista “Novi”, Luftëtari në kërkim të një trajneri për drejtimin e skuadrës

Kanë kaluar dy javë nga mbyllja e sezonit, e megjithatë Luftëtari vazhdon të jetë në “ajër”. Flitet vetëm për largime dhe mbi të gjitha nuk kanë ende një trajner. Neritan Novit i ka përfunduar kontrata dhe kaq u ka mjaftuar drejtuesve që të vihen në lëvizje për të gjetur pasardhësin e tij.

novi

Edhe pse mendohej se gjirokastriti do të rikonfirmohej edhe në Kategorinë e Parë, burime të besueshme për “Panorama Sport” bëjnë me dije se kjo nuk do të ndodhë. Shanset janë zbehur ndjeshëm dhe emra të tjerë kanë dalë në skenë për këtë pozicion.

Drejtuesit kanë filluar negociata me disa trajnerë dhe në vazhdim do të ketë zhvillime. Janë disa pista për pankinën, e megjithatë drejtuesit më të lartë të Luftëtarit janë ende të pavendosur.

Luftetari-kUKESI

Me t’u zgjidhur kjo histori, do të marrë jetë edhe ndërtimi i ekipit për inferioren. Merkatoja për shumë ekipe ka filluar, por jo për bluzinjtë. Vetëm pasi të emërohet “timonieri” i ri, do të vijnë edhe përforcimet. Do të jetë pikërisht trajneri ai që do të bëjë listën e dëshirave, e më pas klubi do mundohet që t’i bindë.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"