Zbehen shanset për kualifikim, një pakujdesi në mbrojtje i heq fitoren nga duart ekipit Shpresa (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2017 | 19:55

Zbehen shanset për kualifikim, një pakujdesi në mbrojtje i heq fitoren nga duart ekipit Shpresa (Video)

U mbyll në barazim 1-1 sfida mes Shqipërisë U-21 dhe Irlandës së Veriut U-21. Një gabim në mbrojte në minutën e 89-të i hoqi nga duart tre pikët kuqezinjve, duke zbehur shanset për një kualifikim të mundshëm. Në pjesën e parë irlandezo-veriorët u treguan më superior duke administruar lojën, ndërsa e dyta foli e gjitha për shqiptarët.
Ndeshja

Në minutën e 83-të ishte mesfushori Ylber Ramadani, i cili me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, mposhti portierin Mitçel duke dërguar topin në cepin e rrjetës. U duk se Shpresat do të arkivonin në këtë takim një tre piksh mjaft të rëndësishëm, por ishte Laveri, i cili në minutën e 89-të, pas një gabimi në qendër të mbrojtës, i pashqetësuar goditi saktë me kokë duke barazuar rezultatin.

Goli1

Me pikën e sotme Irlanda e Veriut mori kryesimin me 10 pikë në 5 ndeshje ndërsa Shqipëria mban vendin e 4 me 6 pikë.

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon takimi, Shqipër U-21 – Irlandë e Veriut 1-1.

92′ Shqipëria kryen zëvendësimin e tretë, largohet Çekiçi në fushë Bytyqi.

89′ GOOL Irlanda e Veriut. Gabim në qendër të mbrojtës, Leveri godet saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë. 

Irlanda

 

83′ GOOL Shqipëria. Ylber Ramadani me një goditje të kalibruar me të djathtën nga jashtë zonës dërgon topin në cepin e majtë të portierit Mitçel. 

Goli

82′ Largohet Keidi Bare, në fushë Qazim Laçi.

79′ Goditje dënimi për kuqezinjtë, gjuan Çekiçi, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

73′ Zeka provon me një goditje pas një depërtimi në qendër të mesfushës, por grushton mjaft bukur portieri Mitçel, duke i mohuar golin kuqezinjve.

72′ Shqipëria provon me një skemë “alla Salihi” por gjuajtja e Zekës nuk ishte e saktë.

69′ Çekiçi hedh një krosim në zonë për Zekën, por kontrollon portieri Mitçel.

65′ Irlanda e Veriut provon me një gjuajtje me kokë nga brenda zonës, topi përfundon jashtë kudratit.

60′ Zeka provon me një gjuajtje të befasishme, topi përfundon jashtë kuadratit.

49′ Endri Çekiçi provon me një goditje të bukur nga jashtë zonës, topi përundon ngjitur me shtyllën e portierit Mitçel.

 

46′ Ka startuar pjesa e dytë. Rubin Hebaj mbetet në dhomat e zhveshjes, në fushë hyn sulmuesi Agim Zeka.

Mbyllet pjesa e parë, Shqipër U-21 – Irlandë e Veriut U-21 0-0

42′ Një tjetër karton i verdhë për Irlandën e Veriut, ndëshkohet Smith.

38′ Xhonson ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes me bryl ndaj Hebajt.

31′ Shqipëria provon të rrezikojë me Rubin Hebaj. Shkodrani gjuan nga jashtë zonës, por goditja e tij përfundon në duart e portierit mik.

29′ Shpëton për mrekulli porta e Selmanit. Xhonson godet në hyrje të zonës, por Smith bën rolin e mbrojtësit duke devijuar topin jashtë kuadratit.

27′ Keidi Bare ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

18′ Dalje mjaft e mirë e skuadrës irlandeze, por mbyll në fund Toli, duke larguar topin në këndore.

11′ Saiks ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Cekës.

8′ Mundësia e parë për kuqezinjtë, Bare hedh një top në zonë për Abazajn, sulmuesi i Luftëtarit gjuan me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit.

5′ Ndërhyrje e gabuar në krahun e majtë shumë pranë këndores nga Emanuele Ndoji, gjyqtari akordon goditje dënimi për Irlandën e Veriut. Kroson Saiks në zonë, por largon Albi Doka me kokë.

1′ Ka nisur takimi, irlandezo-veriorët luajnë topin e parë nga qendra.

Shqipëri U21 – Irlandë e Veriut U21 1-1

Ramadani 83′ / Leveri 89′ 

Shqipëria U21: Selmani, Ceka, Tafa, Toli, Doka, Ndoji, Ramadani, Bare, Abazaj, Çekiçi, Hebaj (Zeka 46′)

Trajner: Alban Bushi

Irlanda e Veriu U21: Mitçell, Dumigan, Doneli, Xhonson, Smith (Leveri 75′), Gorman, Tomson (Mek Gonigle 86′), Saiks, J.Dohrti (B.Doherti 67′), Mek Donagh, Parkhaus.

Trajner: Ian Baracloug

KV:  Bare 26′, Ramadani 84′ / Saiks 11′, Gorman 36′, Xhonson 38′, Smith 42′, Mek Donald 78′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"