Zbarkon te Ferrari shefi i ri që do të zëvendësojë Binoton, vëmendjen e merr… ora luksoze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 10:25

Zbarkon te Ferrari shefi i ri që do të zëvendësojë Binoton, vëmendjen e merr… ora luksoze

Vetëm disa ditë më parë Frederik Vasër u prezantua si drejtori i ri i skuadrës së Ferrarit në Formula 1. Zbarkim i francezit në Maranelo do të jetë më datë 9 janar 2023, por Vasër ka bërë pozat e para zyrtare si pjesë e Ferrarit, ndërsa ka tërhequr vëmendje ora e tij e dorës, një “Richard Mille RM Richard Mille RM 11-03”.

Collage Maker-21-Dec-2022-10.22-AM

Ky model është lançuar në vitin 2016 si pasues i atij “RM 011” të 2007- ës dhe në pulsin e një figure kaq të rëndësishme si Vasër ka pasur shumë e efekt. Sigurisht arsyet e kësaj zgjedhjeje vijnë rrjedhimisht edhe nga partneriteti i markës “Richard Mille” me Ferrarin, i lindur në shkurtin e vitit 2021, duke e bërë orën sponsor zyrtar të skuderisë nga Maranelo.

Orët e kësaj marke, përveçse janë estetikisht të rafinuara dhe të rëndësishme, kanë gjithashtu edhe çmime marramendëse, sikurse modeli që mban në puls Vasër.

ÇMIM MARRAMENDËS – Modeli “L’RM 11-03″, i prodhuar në vitin 2016, përmban një datë të madhe në orën 12, tregues muaji dhe një kronograf numërues me një totalizator 12-orësh.

Ajo që Vasër ka vendosur është një “Flyback Chronograph” në titan, që asokohe u prezantua në edicionin e 3-të të konkursit “Chantilly Arts & Élégance Richard Mille”.

Ora ka një këllëf me tri pjesë në formë cilindrike, të siguruar nga vida titani 20 të klasit 5. Ora disponohet në dy ngjyra të ndryshme nga titan: ari i kuq dhe ari i bardhë.

Çmimi i orës sapo u hodh në treg ishte 176.000 euro. Aktualisht, kostoja e orës nuk dihet, megjithatë në faqet e internetit çmimi është sipas kërkesës dhe llogaritet se është shumë më i lartë se çmimi fillestar i vitit 2016.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"