Zbarkon edhe Mozes, firma pritet sot. Konte bëhet me “krahë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 10:00

Zbarkon edhe Mozes, firma pritet sot. Konte bëhet me “krahë”

Viktor Mozes vrapon drejt Interit. Nigeriani, i cili zbarkoi mbrëmjen e së hënës në Milano, nxitoi për t’u bashkuar me Antonio Konten dhe për të përshpejtuar vendosi ta niste shumë shpejt radhën e vizitave mjekësore, thelbësore duke konsideruar problemet e fundit fizike. Mëngjesin e djeshëm Mozes i befasoi të gjithë dhe u prezantua në Komitetin Olimpik Kombëtar Italian rreth orës 08:00 për etapën e parë të rrugës që e dërgoi drejt firmës së kontratës me zikaltrit.

moses-586x470

Rezultonin në rendin e ditës edhe vizitat e tjera në klinikën “Humanitas”, me stafin mjekësor interist. Gjatë pasdites, njëkohësisht me stërvitjen e skuadrës, Mozes ka qenë në “Appiano Gentile” për të kryer teste të tjera atletike. Etapa e fundit ka qenë në selinë e klubit për mbylljen e akordit dhe firmat.

FORMULA

Pasi kaloi me sukses të gjitha vizitat ditore, 29- vjeçari iu bashkua drejtuesve zikaltër për të hedhur të zezë mbi të bardhë gjithçka. Sipas raportimeve të fundit të mediave italiane, kanë ndryshuar lehtësisht edhe kushtet e transferimit: bëhet fjalë për një marrëveshje me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje të fiksuar në 12 milionë euro; shifër disi më e lartë krahasuar me atë që Interi kishte propozuar fillimisht (rreth 10 milionë). Zyrtarizimi, sipas asaj që shtojnë të njëjtat burime, duhet të jepet ditën e sotme për arsye burokratike, në pritje të dokumenteve të fundit.

konte moses

I BESUARI I KONTES 

Antonio Konte do të ketë (me përjashtim të ndonjë surprize të pakëndshme) sërish në “artileri” një nga lojtarët e preferuar gjatë qëndrimit të tij te Çelsi. Është në fakt një nga të besuarit e trajnerit, me të cilin u shpall kampion. Në dyvjeçarin e kaluar së bashku (2016-2018) u nis si titullar në 54 nga 62 ndeshjet e zhvilluara në total në Premier Ligë. Me statistikat e përcjella nga “Opta” rezulton që nga 62 sfidat, 44 kanë përfunduar me fitore. Gjatë periudhës në fjalë, Mozes ka realizuar numrin më të madh të krosimeve në kampionat: 35, në të njëjtën kuotë me Markos Alonson. Nuk përfundon këtu: Viktor numëron edhe gjashtë gola dhe pesë asiste në Angli me Konten në stol. Sarrin nuk e bindi dhe u grumbullua vetëm dy ndeshje, për t’u larguar më pas në huazim te Fenerbahçe për 18 muaj. Në aventurën në Turqi regjistroi 20 ndeshje, 5 gola dhe 2 asiste, përpara se të rikthehej.

Moses

“SHIGJETË” 

Këtij Interi i mungonin dy faktorë strukturalë: një lojtar i aftë në duelet një kundër një (dikush si Dibala) dhe një anësor me peshë në sulm. Me Eshli Jang dhe Mozes, Konte ka sistemuar së paku çështjen e dytë: dy “shigjeta” në krahë për t’u dhënë pak frymëmarrje Lukakut dhe Lautaros, që kanë mbajtur deri tani peshën e sulmi.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"