Zbardhet vendimi pas takimit kokë më kokë mes Gjicit dhe Milinkoviçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 22:58

Zbardhet vendimi pas takimit kokë më kokë mes Gjicit dhe Milinkoviçit

Pas humbjes shokuese që Kukësi pësoi në “Zeqir Ymeri”, e cila u shoqërua me tension në dhomat e zhveshjeve, gazeta zbulon se presidenti Gjici ka thirrur urgjent në një takim kokë më kokë trajnerin Milinkovic.

gjici

Sapo autobuzi i klubit ka mbërritur në Tiranë trajneri dhe përkthyesi i tij kanë shkuar direkt dhe janë parë të njëri prej bizneseve të presidentit Gjici afër Parlamentit. Takimi ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ku tekniku serb ka dhënë llogari për humbjen e rëndë. Gazeta mëson se palët kanë shqyrtuar të gjitha variantet më të mira për palët, por në fund presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord që ky i fundit të vazhdojë aventurën e tij te Kukësi, të paktën përkohësisht.

Nesër pritet një analizë e detajuar me stafin dhe të gjithë futbollistët.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"