Zbardhet plani, ja si po transformohet stadiumi i Sopotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2017 | 11:03

Zbardhet plani, ja si po transformohet stadiumi i Sopotit

Vazhdojnë punimet, edhe pse jo me ritme të shpejta, në stadiumin e Librazhdit. Që në muajin gusht, stadiumi i qytetit iu nënshtrua rikonstruksionit, pasi gjendja e tij ishte në kushte të mjerueshme. Puna nisi me ritme të shpejta në javët e para, por më pas ritmi u ul për arsye nga më të ndryshme, edhe pse deri më tani është bërë gjysma e punës.

Sopoti

Shkallët e stadiumit janë suvatuar dhe po ashtu shtuar disa shkallë më shumë, ndërsa janë për t’u lyer dhe më pas të vihen stolat. Dhomat e zhveshjes do të qëndrojnë aty ku kanë qenë pa u zgjeruar hapësira apo ndryshuar struktura. E vetmja gjë që do ndryshojë është ngjyra nga jashtë dhe suvatimi e restaurimi që do t’i bëhet nga brenda.

Librazhdi

Punimet në dhomat e zhveshjes janë në fillim të punës, pasi deri më tani është bërë hedhja e suvasë së vjetër, ndërsa do nisë suvatimi i ri. Ndërsa për sa i përket fushës së blertë puna është disi mbrapa. Aktualisht është përfunduar vetëm drenazhimi i terrenit në gjithë sipërfaqen e tij. Janë hapur dhe kanalet kulluese dhe pritet që, në ditët e ardhshme, të vendosen tubat. Ndërsa fushës pritet t’i bëhet nivelimi final dhe, më pas, shtrimi i tapetit.

Sopoti2

Ende nuk është vendosur përfundimisht se çfarë tapeti do përzgjidhet, ai natyral apo ai artificial. Në fillim plani ishte që të bëhej mbjellja me bar natyral, por më vonë doli ideja për ta bërë me bar sintetik, pasi natyral donte shumë kohë të vinte në formën optimale. Mendohet që, sipas të gjitha gjasave, stadiumi nuk do mund të përfundojë për këtë sezon.

Lear Hyka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"