Zbardhet plani, ja si ndahen grupet e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2018 | 13:25

Zbardhet plani, ja si ndahen grupet e Kategorisë së Parë

Një muaj nga starti i Kategorisë së Parë, FSHF ende nuk ka zyrtarizuar ndarjen e grupeve për sezonin e ardhshëm, ndërsa nuk është zbardhur as kalendari. Megjithatë, drejtuesit e federatës e kanë diskutuar tashmë këtë çështje dhe pritet që pas pak ditësh të zyrtarizohet ndarja e grupeve dhe të zbardhet edhe kalendari i kampionatit të ardhshëm. Pritet që të ketë disa ndryshime, ndërsa gazeta ka arritur të sigurojë edhe projektin që është hartuar në lidhje me ndarjen e grupeve për sezonin e ri.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

NDARJA – Burime të sigurta pranë FSHF-së bëjnë të ditur se nuk do të ketë kapërcime të rëndësishme, ndërsa është bërë gati tashmë projekti dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet pas disa ditësh. Vllaznia që ra nga elita nuk ka dyshim që do të jetë pjesëmarrëse në Grupin A. Gjithashtu, edhe Lushnja do të garojë në Grupin B në sezonin e ardhshëm. Sipas gjasave, Iliria do të rikthehet të luajë në Grupin A.

gra

Një sezon më parë, skuadra fushë-krujase kaloi në Grupin B për shkak se ishte në të njëjtin grup me Kastriotin, dy klube me të njëjtin pronar, Bashkinë e Krujës. Por, tashmë që skuadra krutane do të luajë në Superiore, pritet që Iliria të kthehet dhe të garojë në Veri. Gjithashtu, edhe Veleçiku që ngjitet nga Kategoria e Dytë do të jetë në Grupin A. Në Grupin B do të jenë tri skuadra që vijnë nga Kategoria e Dytë. Elbasani, Orikumi dhe Vora do të garojnë në Grupin e Jugut në kampionatin e ardhshëm të Kategorisë së Parë.

frb

PRETENDENTËT – Në të dyja grupet duket se do të ketë një garë shumë të fortë për vendin e parë që të dërgon automatikisht në Superiore. Ndryshe nga një vit më parë, kur Kastrioti dhe Tirana nuk kishin rivalë duke e siguruar elitën shumë javë para fundit, pritet që në sezonin e ri të ketë rivalitet dhe përplasje të forta. Në Grupin A, Vllaznia konsiderohet si pretendentja kryesore për t’u ngjitur në elitë. Por, shkodranët që janë shumë vonë me nisjen e përgatitjeve do duhet të përballen me kundërshtarë seriozë si Besëlidhja, Besa apo Egnatia. Të tria këto ekipe kanë qenë shumë aktive në merkaton e verës duke afruar lojtarë të rëndësishëm dhe kanë shprehur hapur objektivat për t’u ngjitur në elitë. Gjithashtu, në Grupin B pritet një garë shumë e fortë, pasi janë ekipe me emër që pretendojnë ngjitjen në Superiore. Lushnja, Bylis, Apolonia, Tomori apo Elbasani janë skuadrat pretendente që synojnë vendin e parë që i ngjit në elitë. Pritet që pas disa ditësh, FSHF të zyrtarizojë ndarjen e grupeve dhe të zbardhë edhe kalendarin për kampionatin e ardhshëm.

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"