Zbardhet plani i Champions-it për Barcelonën, Valverde: Rakitiç? S’jemi për biznes, por për trofe

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 25, 2018 | 17:17

Zbardhet plani i Champions-it për Barcelonën, Valverde: Rakitiç? S’jemi për biznes, por për trofe

Në Barcelonë janë të fiksuar pas Cham pions-it dhe po bëjnë gjithçka për të triumfuar këtë sezon. Duke përfituar nga problemet që ka në start Reali i Madridit, por mbi të gjitha nga forca që ka ekipi katalanas. Drejtuesit kanë lëvizur shumë mirë në merkato dhe i kanë krijuar kushtet trajnerit Valverde, që të ketë një grup kompakt dhe të fortë, mbi të gjitha alternativa të shumta. Lojtarët që janë në stol nuk kanë shumë diferenca me ata, që do të jenë në fushë dhe gjatë sezonit, trajneri mund të përziejë kartat dhe t’ia dalë më së miri nga kalendari i ngjeshur.

0_FBL-ESP-SUPERCUP-BARCELONA-SEVILLA

Mjafton të shohësh dy skuadrat për të kuptuar potencialin që kanë katalanasit këtë herë. (Skuadra 1: Ter Shtegen, Roberto, Pike, Umtiti, Alba, Buskets, Rakitiç, Kutinjo, Mesi, Suarez, Dembele) (Skuadra 2: Silesen, Semedo, Vermalen, Lenglet, Miranda, Vidal, Denis Suarez, Rafinja, Artur Melo, Malkom, Munir).

VALVERDE- Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dashur t’i mbajë me këmbë në tokë të tijtë dhe thotë se duhet të punojnë maksimalisht për të tentuar t’i fitojnë të gjithë trofetë. Në prag të ndeshjes me Vajadolidin ai mbyll përgjithmonë çështjen “Rakitiç” dhe interesimin që ka PSG-ja për të. “Nuk jemi këtu për të bërë biznes, por për të mbushur palmeresin e trofeve të Barcelonës. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm. Shpresoj që të qëndrojë këtu”, tha fillimisht Valverde. Më tej, numri një i katalanasve thotë se skuadra duhet të bëjë ndeshje të zgjuar dhe të ketë durim sa të gjejë golin, ashtu si në sfidën e parë ndaj Alaveshit.

4b246-1507650638-800

“E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, sepse kundërshtarët do të mbrohen. Vajadolidi vjen me dëshirën për të bërë surprizën, por ne duhet të jemi të qetë dhe të prodhojmë futbollin tonë. Rinovimi? Nuk kam folur me asnjë. Jemi në shtator, por ka kohë për të folur rreth kësaj teme”, përfundoi trajneri i katalanasve.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI 






www.minuta90.com